Nicolas Cage nuk dëshiron që t’i thonë aktor dhe shpjegon arsyen pse

Nicolas Cage preferon që të mos quhet aktor por “thespian”. 

Ikona e filmit, fitues i çmimit Oscar shpjegoi se çfarë mendonte se ishte ndryshimi midis dy termave në një episod të podcast-it të Variety Awardss Circuit. 

 

Ai po pyetej për metodat e tij të aktrimit, veçanërisht në filmin e tij të fundit Pig, ku ai portretizon një të vetmuar social.

“Nuk më pëlqen fjala ‘aktor’ sepse për mua gjithmonë nënkupton, ‘Oh, ai është një aktor i madh, prandaj ai është një gënjeshtar i madh. Pra, më pëlqen fjala ‘thespian’, sepse për mua ‘thespian’ do të thotë se po hyn në zemrën tënde, ose po futesh në imagjinatën tënde, ose në kujtimet ose ëndrrat e tua, dhe ti po sjell diçka për të komunikuar me audiencën”- tha aktori.

 

Cage ka luajtur në filma të ndryshëm në harkun kohor prej më shumë se 40 vitesh, duke përfshirë hitet aksion si Con Air, National Treasure dhe Ghost Rider. 

Filmi i tij i fundit, Pig, ku ai shërben edhe si producent, mori vlerësime nga kritikët vitin e kaluar.