Peka: Basha nuk ka mbështetje, sjellja e tij legjitimon mandatin e Ramës

Gazetari Çim Peka, i ftuar në emisionin Ora 19:00 të moderatores Juli Krisafi në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Peka theksoi se Basha nuk ka mbështetje në Partinë Demokratike, ndërsa shtoi se sjellja e tij legjitimon mandatin e Ramës.

“Sjellja e Lulzim Bashës legjitimon mandatin e Ramës. Lulzim Basha imiton Ramën. Basha edhe në Dibër kur shkoi, nuk kishte më shumë se 200 veta, edhe pse ishin mbledhur njerëz nga Tirana, Peshkopia, Burreli, Bulqiza e kudo. Kjo tregon se Basha nuk ka mbështetje. Basha po luan me nervat e demokratëve. PD asesi nuk mund të kthehet në aneks të Portit të Durrësit. Këtu ka vetëm një palë, është shumica e anëtarësisë në njërën anë dhe disa persona që janë në seli e që mbajnë peng partinë, që janë pazarxhinj.

Kush pret dhunë e përplasje ose janë naiv ose janë mbështetës të Ramës. Përplasja ndodh kur ka dy palë, këtu ka vetëm një palë. Basha nuk përgënjeshtron faktet për kunatin e aferat, ai nuk pastron dot veten. Gazmend Bardhi gënjeu për numrin e delegatëve që paskërshka Basha”, deklaroi Peka.