Atentati në Vlorë/ 36-vjeçari u qëllua nga një 'Audi', autorët i bënë pritë

Atentat i mirëmenduar ai i Vlorës por pa mundur që të neutralizojnë shënjestrën e tyre. 

36-vjeçari Diego Hanaj mori një plagë plumbi në dorë, pasi ndaj tij u qëllua nga një automjet tip 'Audi' me xhama të zinj, ndërsa dyshohet se në ngjarje ka marrë pjesë edhe një makinë tjetër. 

Autorët i kishin zënë pritë Hanajt në lagjen Pavarësia, pranë një kryqëzimi dhe pak metra nga shtëpia e tij. 

I riu i shpëtoi të shtënave vetëm me një gërvishtje në dorë. 

Nisur nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë me qëllim vrasjen e 36-vjeçarit Diego Hanaj. 

Zona ku ndodhi atentati është maft e populluar dhe me kamera sigurie të bizneseve, pamjet e të cilave mund të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët. 

Janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë qenë dëshmimtar në momentin e atentatit.  

Pamje nga vendi i ngjarjes