EMRI/ U qëllua me armë zjarri, kush është 36-vjeçari i plagosur në Vlorë

Identifikohet i plagosuri në Vlorë pas të shtënave me armë zjarri që u regjistruan pasditen e sotme. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Pavarësia, ku dyshohet se para pallatit të tij, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi Djego Hanaj, 36 vjeç. 

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohw grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.