Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, qëllohet një person

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.  

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Pavarësia' të qytetit bregdetar.

I plagosuri është Diego Hanaj, 36 vjeç.

Mësohet se 36-vjeçari ka marrë një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Autori i të shtënave është larguar menjëherë pas ngjarjes, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën. 

SYRI sjell pamje nga vendi i ngjarjes. 

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak 

Në lagjen "Pavarësia", para pallatit te tij,  dyshohet  se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi  D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.

 Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.