Të gjithë e njohin si ‘Mimoza llastica’, sot ajo është politikane në Zvicër dhe gruaja e prokurorit të njohur

Të gjithë e njohin Zhaklina Dhimojanin, por jo me këtë emër. 

Aktorja protagoniste në filmin aq të dashur “Mimoza Llastica”, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave zvicerane.

 

Në një fushë krejt larg aktrimit ajo nisi në Zvicër karrierën si përkthyese ndërsa sot është e angazhuar në politikën lokale.

Atje ajo u njoh edhe me prokurorin federal Stefan Blattler i cili është sot bashkëshorti i saj. 

 

Sipas mediave zvicerane, Dhimojani është po aq e njohur në Shqipëri sa është Heidi në Zvicër.

Një politikan i lartë shqiptar ka mbetur i mahnitur kur ka parë foton e çiftit në llogarinë zyrtare të parlamentit zviceran. 

 

“Sigurisht që e njoh”, tha politikani.

“Ne jemi rritur në të njëjtën lagje në Tiranë dhe kemi shkuar në të njëjtën shkollë. Kushdo që është rritur në Shqipërinë e periudhës komuniste e kujton emrin e saj”, tregon një gazetare e njohur në Tiranë.