E konfirmuar, Morata s’do të shkojë në Barcelonë

Është raportuar shumë se sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, do të lërë Juventusin për Barcelonën në janar, por trajneri i "Zonjës së Vjetër", Massimiliano Allegri, e ka përjashtuar këtë lëvizje.

"GOAL" kishte raportuar se Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin për një lëvizje në "Camp Nou", por duket se s’do të ndodhë.

Allegri ka konfirmuar se lojtari që do të largohet në janar është Aaron Ramsey.

“Ramsey është rrugës për t’u larguar. Problemi i Moratas është se ai po keqkuptohet. Por, ai është shumë i rëndësishëm. Unë kam folur me të dhe i thashë se ai nuk do të lëvizë nga këtu. Ky është fundi i kësaj teme”, u shpreh Allegri.