Këshilltari gjerman nxjerr dokumentin: Basha i përfshirë në korrupsion të rëndë në Durrës, s’hyn në tokën belge

Këshilltari i CDU-së dhe eksperti gjerman, Martin Henze ka publikuar një dokument, ku tregohet sipas tij, përfshirja e Lulzim Bashës në afera të rënda korruptive në Portin e Durrësit, së bashku me kunatin, vëllanë dhe vjehrrin.

Henze thekson se Basha është përfshirë në korrupsion të rëndë në Durrës, prandaj edhe nuk shkel dot në tokën belge, sepse konsiderohet në Belgjikë një kriminel.

Ai shton se Lulzim Basha, nëse shkel në Belgjikë, e pret policia.

“Deputeti Lulzim Basha është një kriminel, që nuk hyn në tokën belge, sepse aty e pret policia.

Kjo sepse Basha ka thyer ligjet e partisë dhe është përfshirë në korrupsion të rëndë në Durrës me kunatin, vëllanë, madje edhe vjehrrin e sëmurë”, shkruan Henze.

Martin Henze, për të demonstruar përfshirjen në korrupsion të Lulzim Bashës, ka publikuar edhe dokument, që e vërteton një gjë të tillë.