Mesazhi i Fifit: Ti shkëlqen ndryshe kur je me të vërtetë e lumtur

Këngëtarja e njohur, Fifi, gjatë vitit që sapo lamë pas ishte një ndër emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar. 

Kjo për shkak të pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, ku tërhoqi shumë vëmendje.

 

Fifi është shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ka publikuar një fotografi me një mesazh për ndjekësit.

“Ti shkëlqen ndryshe kur je me të vërtet e lumtur”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë së ëmbël të saj.

 

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Fifi është “Diell”. 

Demo e së cilës është publikuar më 27 nëntor deri tani numëron mbi 11 milionë klikime në “Youtube”.