FOTO/ Superiorja rikthehet më 15 janar, kalendari i javës së 16-të

Abissnet Superiore do të rikthehet në fushë pasditen e 15 janarit, me tre nga 5 sfidat e javës së 16-të, teksa dy të tjerat do të luhet një ditë më vonë, të dielën më 16 janar.

Sfida e parë e vitit do të jetë pikërisht ajo mes Skënderbeut dhe Laçit, e planifikuar për të shtunën në orën 13:45, e cila do të pasohet me përballjen Kukësi-Dinamo, që do të startojë në orën 16:45.

Në mbrëmje vëmendja do të jetë në “Air Albania”, aty ku do të luhet derbi i Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë, dy skuadra që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar dhe që këtë sezon vijnë sërish nën petkun e rivalëve direkt për titull kampion.

Dy sfidat e tjera të javës, Egnatia-Partizani dhe Kastrioti-Teuta, janë planifikuar të dyja për të dielën në orën 13:45.