Tërmeti 5.2 ballë trondit Antalian e Turqisë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë.

Në veçanti, sipas Institutit Euro-Mesdhetar , tërmeti ka ndodhur në orën 05:21 të mëngjesit të sotëm me epiqendër  në afërsi të Antalias.

Thellësia fokale e dridhjes u regjistrua në 40 kilometër.

Nuk  raportohet për persona që të jenë të lënduar apo dëme materiale.