Basha si Rama/ Blindon dyert dhe dritaret kundër demokratëve

Njësoj siç bënte Edi Rama para çdo proteste, po bën edhe deputeti Lulzim Basha para protestës së thirrur nga demokratët.

Edi Rama blindonte dyert dhe dritaret e kryeministrisë para se shqiptarët të zbrisnin në bulevard, këtë gjë po bën edhe deputeti Lulzim Basha.

E për të justifikuar këtë situatë, Basha sot ka nxjerrë Gazment Bardhin, i cili tha se për të hyrë në selinë e PD-së, tani duhet që të njoftosh më përpara që të të hapet dera.

Bardhi tha se në seli po bëhen punime, prandaj hyrja është e kufizuar.