Pfizer dhe BioNtech do të ‘udhëtojnë së bashku’ për një tjetër vaksinë mRNA, jo për COVID

Pfizer dhe BioNTech të dy partnerët do të vazhdojnë të 'udhëtojnë së bashku' duke avancuar teknologjinë mRNA për të përballuar një sfidë tjetër shëndetësore.

Ata kanë rënë dakort të zhvillojnë një vaksinë kundër herpesit që shkakton dhimbje dhe jo vetëm manifestime, e cila prek kryesisht të moshuarit.

Bashkëpunimi i ri midis dy kompanive farmaceutike pritet të konkurrojë me vaksinën ekzistuese të herpesit të disponueshëm nga GlaxoSmithKline (GSK) dhe Sanofi Pasteur.

Herpesi është një formë kronike e virusit që shkakton linë e dhenve, e cila mbetet e fjetur në qelizat nervore të njeriut dhe mund të riaktivizohet më vonë në jetë. 

Mund të shkaktojë dhimbje të zgjatur përtej episodit, një gjendje e quajtur "neuralgji posterpetike", dhe në raste të rralla mund të çojë në paralizë të fytyrës, shurdhim dhe verbëri. 

'Qëllimi ynë është të zhvillojmë një vaksinë mRNA me një profil të favorshëm sigurie dhe efikasitet të lartë, e cila është në të njëjtën kohë më e shkallëzueshme për të mbështetur aksesin global," është shprehur Ugur Sahin CEO i Biontech.

Sipas kushteve të marrëveshjes, që është partneriteti i tretë mes dy kompanive pas vaksinës së gripit dhe vaksinës anti-covid, BioNTech do të marrë 225 milionë dollarë paraprakisht, 75 milionë dollarë para në dorë dhe 150 milionë dollarë si fonde të veta të investimit.

Pfizer do të marrë një pagesë prej 25 milionë dollarësh për punën e saj në sekuencat e antigjenit për vaksinën dhe do të ketë të drejta tregtare, përveç Gjermanisë, Turqisë dhe disa vendeve në zhvillim.