Sekretari i Bashës ofendon në Facebook me fjalor të ndyrë

Sekretari ilegal i Bashës, Roland Bejko, i cili komunikimin normal e ka zëvendësuar me gjuhë rrugaçësh dhe ordinerësh, ka shkaktuar një tjetër skandal.

Duke sharë me një fjalor banal, Bejko pretendon se po mbron Lulzim Bashën, i cili tashmë vetëm telat me gjemba nuk i ka vënë selisë së PD-së.

Gjuha e përdorur nga Bejko tregon realisht pamjen e vërtetë të PD-së së Lulzim Bashës.

Një njeri, që flet me gjuhë rrugaçërore dhe ordinere, është i zgjedhuri i paligjshëm i Bashës si Sekretar për Pushtetin Vendor. Më poshtë po sjellim mesazhet me gjuhën rrugaçërore të Roland Bejkos.