Miliona për ‘mercenarët mediatikë’/ Ja pagesat e inceneratorëve për Baton Haxhiun

Inceneratorët, afera më e akuzuar, në 30 vite demokraci, duket se i ka shtrirë ‘tentakulat’ edhe në media.

Këto janë dokumente dhe të dhëna ekskluzive, që tregojnë sesi televizione, gazetarë, e portale janë ‘blerë’, nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja.

Pra, njerëzit e skemës së inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Nga burime zyrtare pranë SPAK janë siguruar të dhëna që tregojnë pagesa, të cilat janë të ndryshme në varësi të ‘pazareve’, apo shërbimeve që kanë bërë mediat. Këto shpesh të justifikuara si ‘reklamë’.

Janë paguar duke u justifikuar për reklama në fakt ka media e portale periferike që janë paguar dhjetëra apo qindra milionë kur në fakt shumë prej tyre nuk kanë as audiencë e as lexime. Thjesht dhe vetëm kanë shërbyer si mjet propagande pro inceneratorëve apo sulmi ndaj atyre që denonconin këtë aferë korruptive.

Ashtu sikurse kemi paralajmëruar, CNA.al do të publikojë emra mediash, televizionesh, portalesh dhe individësh, të gjithë ata që janë përfshirë dhe kanë marrë qoftë edhe një qindarkë nga kompanitë e inceneratorëve.

Një ndër këta persona, i cili ka përfituar nga inceneratorët, është Baton Haxhiu, i cili rezulton të jetë paguar nga kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugallës.

Më poshtë është tabela, e cila tregon disa fatura, që janë para të ekzekutuara, për portalin e Baton Haxhiut nga një prej kompanive të inceneratorëve.