VIDEO EPIKE/ Tabaku nuk futet dot në seli, dera hapet vetëm për Bashën

Bunkerizimi i selisë së PD-së po prodhon edhe situata qesharake.

Kështu, dera kryesore e PD tani hapet me sensor vetëm për Lulzim Bashën.

Në pamjet që po transmetonin live mediat sot u pa në sfond Jorida Tabaku, e cila tentoi që të hynte brenda në seli, por dera ishte e mbyllur.

Duke qenë se ajo hapet vetëm për Bashën, situata krijoi momente sikleti për Tabakun, e cila po filmohej.