31-vjetori i PD/ Berisha feston nesër me demokratët në Gjirokastër

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të festojë ditën e nesërme me demokratët e Gjirokastrës.

Ai do jetë i pranishëm për të festuar 31-vjetorin e themelimit të degës së PD.

“Nesër, ditën e enjte, më datën 6 janar, ora 17:00 në sallën e Hotel Olimpik të qytetit të Gjirokastrës do të kremtohet 31-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike Gjirokastër.

Na nderon me prezencën e tij edhe Prof.Dr. Sali Berisha.

Ftohen të gjithë demokratet dhe demokratët e Gjirokastrës të marrin pjesë. Të bashkuar, fitojmë!,” thuhet në njoftimin zyrtar.