Këlliçi: Shqiptarët sot, pak guxim për t'u përballur me padrejtësitë!

Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të përkohshëm për Rithemelimin e PD ka përkujtuar sot me nderim, ditën kur u botua e para gazetë që lindi së bashku me demokracinë, “Rilindjen Demokratike” dhe dha një mesazh të rëndësishëm për brezin e sotëm të shqiptarëve, që po përballen ende me padrejtësi. 

Në një mesazh në Fb, Këlliçi shkroi:

"31 vjet më parë shqiptarët shfletuan të parën gazetën antikomuniste. Koha kërkonte që shqiptarët të njiheshin me të vërtetën e regjimit. Ata do të gjenin mes rreshtave të vërteta të palejuara, të shtypura, të përndjekura, të vrara me plumb.

Mirëpo etja për lirinë e fjalës është e pashuar. Pas 31 vitesh, shqiptarët gjejnë kurajo të denoncojnë të kaluarën, por pak guxim për t'u përballur me padrejtësitë e së tashmes. E për këtë duhet të reflektojë e gjithë gazetaria shqiptare, misioni i së cilës duhet të jetë vetëm e vërteta. Gëzuar ditëlindjen RD! Gazeta që lindi me demokracinë."