Gjykimi i Tahirit me gjyqtarë të marrë 'borxh'? Reagon avokati

Pas shtyrjes së seancës gjyqësore sot në Apelin e Posaçëm për ish-ministrin Saimir Tahiri, ka folur avokati i tij Maks Haxhia, pasi u pyet nga gazetarët nëse është normale që ish-ministri të gjykohet nga gjyqtarë të marrë ‘borxh’, pasi e gjithë trupa është e përbërë nga gjyqtarë të apeleve të zakonshme.

“Sipas procedurës kërkesa u paraqit në gjykatë për të parë cili është shkaku, sepse avokati ka bërë kërkesë për të mos marrë pjesë gjyqtarja, shkruan Faxweb. Presim që gjykata të na vendosë në dijeni  për shkakun”, tha Haxhia. Por, gjykimi i Tahirit me 3 gjyqtarë të marrë borxh nga rrethet? 

“Parimisht keni të drejtë, - tha avokati, - por ai gjykatës si gjithë të tjerët janë specializuar për të gjykuar këto cështje dhe kjo është situata e gjyqësorit në Shqipëri. Është një faturë që e paguajnë njerëzit që kanë punë me drejtësinë, vijnë nga rrethet në drejtim të Tiranës”.

Seanca e radhës për Tahirin është caktuar në datën 17 janar.