Masakra në Don Bosko/ Menaxheri i lokalit: Viktima piu kafe me gruan

Menaxheri i lokalit ku ndodhi vrasja në ‘Don Bosko’ në kryeqytet ka folur rreth ngjarjes së rëndë.

Menaxheri ka treguar për BW se viktima Erion Çela, para se të ndodhte ngjarja, ishte në kafe me bashkëshorten.

Ndërsa për disa minuta më vonë ai është ulur me persona të tjerë.

‘U ulën tek tavolina afër xhamit. Por nuk kemi dëgjuar konflikte. Ndërsa 19-vjeçari ishte klient në një tavolinë tjetër’, ka treguar menaxheri i lokalit.

Në lokal janë ende të dukshme shenjat e krimit të një dite më parë, ndërsa një prej fasadave të xhamit, është hequr, pasi u bë shoshë nga plumbat.

Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima e krimit, Erion Çela, i cili më parë mbante edhe emrin Adriatik, konsumonte cdo mëngjes kafen në këtë lokal, ku ngjitur me të kishte biznesin e tij, një dyqan tabakino.

Mësohet se 35-vjeçari ishte në tavolinë me të vëllanë e tij, Blerim Çela, dajën Edmond Crroj, i skeduar me precedentë në Itali, si edhe një mik të tyre, i cili kishte ardhur nga Durrësi, për të konsumuar një kafe me ta.

Plumbat kanë depërtuar në lokal, por fatmirësisht ngjarja nuk mori përmasa edhe më tragjike, për shkak se në momentin e të shtënave, lokali ishte plot.