Mediat gjermane: Genc Tafili u kap kur po nisej për të festuar Vitin e Ri

Dhjetëra gjermane kanë raportuar për arrestimin e të shumëkërkuarit Genc Tafili në aeroportin e Frankfurtit.

Sipas BILD, kjo ishte një goditje e fortë pikërisht për Vitin e Ri.

Mësohet se 42-vjeçari Tafili ishte duke udhëtuar drejt Stambollit për të festuar Vitin e Ri, kur ka rënë në prangat e policisë.

Ai ishte në kërkim për vrasjen e një oficeri të lartë të policisë, shkruajnë gazetat gjermane.

Portali Heute shkruan se Tafili dhe babai i tij akuzohen për vrasjen e Arben Zylyftarit. Portali thekson se Tafili ka deklaruar se gjithçka ishte një kurth i ngritur nga polici Prelë Pjetrushi.

Ngjarja e rëndë ka prodhuar një zinxhir tjetër krimesh.

Tafili tani pret ekstradimin në Shqipëri ku duhet të vuajë pjesën tjetër të dënimit prej 25 vitesh burg. Ai ishte liruar me kusht në vitin 2017 dhe ishte arratisur nga vendi.