Newcastle kryen transferimin e parë të madh: Mbrojtësi anglez i tha ‘po’ milionave saudite

Newcastle ka kryer transferimin e parë të madh në epokën e miliarderëve sauditë. Bëhet fjalë për Kieran Trippier.

Mbrojtësi anglez aktualisht është pjesë e Atletico Madridit, të cilëve iu bashkua në vitin 2019 nga Tottenhami dhe së shpejti duhet të kthehet në ishull.

Tripper theksoi se dëshiron të kthehet në atdheun e tij për të qenë më afër familje dhe se dëshiron të luajë sërish nën stafin e trajnerëve të Eddie Howe, i cili e solli nga Manchester City te Burnley dhjetë vjet më parë.

Por arsyeja kryesore duket se është se sauditët i kanë ofruar mbrojtësit të djathtë 31-vjeçar një pagë vjetore prej 9 milionë eurosh.

Do të përfitojë edhe Atletico, të cilët e blen  Trippierin për 22 milionë euro dhe tani do ta shesin për dhjetë milionë më shumë.