Emri/ Arrestohet 26 vjeçari në Tiranë, ja çfarë u zbulua në lokalin e tij pas kontrolleve

Një 26-vjeçar përfundoi në pranga nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Joni Ramadani, 26 vjeç, banues në rrugën “Siri Kodra”.

“Ky shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij në rrugën “Xhanfize Keko”, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.