VIDEO/ Rusi, një baba rreh pedofilin që i ngacmoi vajzën e tij në ashensor

Një baba duke goditur me grusht një pervers që u përpoq të puthte mezor një 15 vjeçare në një ashensor në Rusi është regjistruar nga kamerat.

Videoja e filmuar tregon 27 vjeçarin që përpiqet t'i flasë vajzës dhe tenton ta puth me zor.

Adoloshetja më pas arrin ta shtypë butonin dhe të largohet.

Disa sekonda më vonë shfaqet një burrë me një xhaketë blu që e godet pedofilin në fytyrë para se ta tërhiqte zvarrë nga ashensori.

Burri, që besohet të jetë babai i vajzës, duket se ka goditur të dyshuarin të paktën edhe një herë në korridorin e pallatit teksa video përfundon.

Zyrtarët rus janë shprehur se është hapur një hetim mbi çështjen dhe po shqyrtojnë akuzën për tentativë përudhunimi ndaj një të miture.