Vuçiçi nxjerr ushtrinë përgjatë kufirit me Kosovën, justifikohet me arsye absurde

Pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë kanë nisur një trajnim ushtarak përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, kjo do të zgjasë deri pas përfundimit të Krishtlindjeve ortodokse dhe trajnimi po realizohet “me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gatishmërisë luftarake”.

Në justifikim e saj bajat, theksohet se fokusi është në ushtrimin e operacioneve luftarake në rast “të një sulmi ndaj forcave serbe”, por këtu vlen për tu theksuar se Ushtria e Kosovës nuk ka krijuar asnjëherë tensione apo provokime ndaj tyre.

Trajnimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe përmirëson më tej aftësinë për të kryer detyra specifike përgjatë vijës administrative (kufirit me Kosovën v.j.) në bashkëpunim me organet e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë dhe KFOR-it, në mënyrë që të sigurohet një mjedis i qetë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, përcjell portali “Kossev”.