‘E mori opozitën peng...’/ Indrit Hoxha radhit arsyet se pse do dalë në shesh në protestën e 8 janarit

Ish-anëtari i Këshilli Kombëtar të PD-së Indrit Hoxha ka radhitur një sërë arsyesh se përse do jetë në protestën e 8 janarit të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Në postimin e tij në Facebook, Hoxha ka theksuar se një nga arsyet është marrja peng e opozitës, largimi masiv i shqiptarëve dhe borxhi i lartë që ka përfshirë ekonominë shqiptare.

Postimi i plotë i Indrit Hoxhës:

Disa nga arsyet pse kam zgjedhur te dal ne shesh ne 8 Janar

E mori opoziten peng

E mori Shqipërinë me 2.9 milionë banorë, e çoi 2.4 milionë banorë.

E mori Shqipërinë me 6 miliardë Euro borxh, e çoi me 13 miliardë Euro borxh.

E mori Shqipërinë me 200 milionë Euro konçesione, e çoi me 2 miliardë Euro konçesione.

E mori Shqipërinë me 450 milionë Euro detyrime të prapambetura, e çoi në 550 milionë Euro detyrime të prapambetura.

E mori Shqipërinë me të gjitha rrugët falas, ka vënë 1 autostrade me pagesë dhe po mendon të bëjë edhe 4 të tjera.

E mori Shqipërinë me 670 km superstradë/rrugë e gjerë, e çoi në 670 km superstradë/rrugë e gjerë.

E mori Shqipërinë kur shpenzohej për arsimin 2.8% e PBB-së, (premtoi ta çonte në 5%), e çoi 2.4%.

Etj.,etj..