Armando Broja bëhet me pronar të ri, miliarderi serb blen Southamptonin

Southampton do të ndryshojë pronësi. Miliarderi serb, Dragan Solak, do të jetë pronari i ri i klubit anglez.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në një postim në Instagram, ku shpjegon detajet e kësaj lëvizjeje.

“Përgjatë këtyre dy viteve kemi kërkuar një investitor të duhur për klubin. Tani kemi gjetur zgjedhjen perfekte. “Sport Republic” janë investitorë me eksperiencë në fushën e futbollit”, u shpreh drejtori i klubit, Martin Semens.

Çfarë janë “Sport Republic”?

Një kompani me bazë në Londër, e themeluar nga Henrik Kraft dhe Rasmus Ankersen.

Vizioni i tyre është të ndihmojnë futbollin dhe teknologjinë, që të arrijnë maksimumin e potencialit.

Miliarderi serb, Dragan Solak është themeluesi i “United Group”, e cila është lider në fushën e telekomunikacionit dhe medias në Europën Lindore.