Vrasja në 'Don Bosko', të plagosurit me disa plumba në trup, 2 në rrezik për jetën/ EMRAT
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që tronditi Tiranën pasditen e kësaj të marte.
Nga të shtënat me armë zjarri brenda në një lokal në zonën 'Don Boskos', u vra një person, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
SYRI ka mësuar se i vrarë me armë zjarri ka mbetur Erion Çela 35 vjeç.
Të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.
Të plagosur kanë mbetur Arben Dani 46 vjeç, ka plumba në këmbë, Azbi Selimaj, 19 vjeç, me plumb në shpatull, Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë si dhe kja marrë një plumb edhe në fytyrë. Ky i fundit është vëllai i viktimës dhe ndodhet në rrezik për jetën.
Gjithashtu i plagosur në bark dhe këmbë ka mbetur edhe Edmond Crroj 41 vjeç të cilit gjithashtu i rrezikohet jeta.
Ata janë qëlluar brenda në tavolinën e një lokali nga persona që kanë hapur zjarr nga jashtë.
Autorët dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri kallashnikov dhe janë larguar me një automjet 'Benz' ngjyrë e zezë.
Viktima dhe 4 të plagosurit kanë qenë bashkë në një tavolinë në momentin e ngjarjes.