Detaje nga masakra te ‘Don Bosko’/ Autorët qëlluan me kallash nga jashtë lokalit

Zbardhen detaje të reja nga masakra e ndodhur në zonën e ‘Don Boskos’, në Tiranë.

Mësohet se autorët kanë qëlluar me kallashnikov nga jashtë lokalit, duke shkaktuar një të vdekur dhe 3 të plagosur.

Viktima dhe të plagosurit kanë qenë së bashku në një tavolinë të lokalit dhe dyshohet se autorët i kanë vëzhguar e me pas kanë qëlluar nga jashtë lokalit në drejtim të tyre dhe janë larguar me makinë në drejtim të zonës së Laprakës.

Karakteristikat e makinës janë shpërndarë nga policia dhe po bëhet kërkimi i tyre.