Morata planifikon largimin, Juventusi s’pajtohet
Trajneri Massimiliano Allegri është i vendosur ta mbajë sulmuesin spanjoll, i cili do transferimin në Barcelonë.
Sipas disa mediave ai dëshiron t’i bashkohet gjigantit katalanas, me të cilin ka arritur marrëveshje personale, mirëpo Juventusi nuk është i bindur që ta shesë apo ta huazojë atë në ndonë ekip tjetër.
Trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta mbajnë ish-futbollistin e Real Madridit, Chelseat e Atletico Madridit.
Por, nëse ndërkohë Juve e gjen pasuesin e tij, atëherë do ta heq dorë nga përfaqësuesi spanjoll.
Morata nuk është i kënaqur me eksperiencën e tij të dytë në Torino.