FOTO/ Vrasja në Tiranë, pas një sherri mes dy grupe të rinjsh

Dy grupe të rinjsh janë përplasur me njëri tjetrin në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë dhe më pas janë përdorur edhe armët.

Deri më tani policia njofton se ngjarja ka ndodhur në një lokal në kompleksin e pallateve ‘Fiore Di Bosko’.

Burime paraprake thonë se një person dyshohet të ketë mbetur i vrarë, ndërsa tre të tjerë të plagosur.

Ende nuk janë mësuar rrethanat e krimit të rëndë.