Sherif Kallaku, zyrtarisht lojtar i Partizanit

Nuk ka më dyshime. Sherif Kallaku është lojtari më i ri i skuadrës së Partizanit në Superiore.

Lajmin e ka dhënë klubi kryeqytetas, ku bën me dije se ka arritur marrëveshjen me Lokomotivën e Zagrebit për huazimin 6 mujor të fantazistit nga Fushë-Kruja.

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Sherif Kallakun. Mesfushori i spikatur, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperiencave të suksesshme në kampionatin tonë me ekipet e Laçit dhe Teutës si dhe jasht vendit te NK Lokomotiva Zagreb.

Drejtuesit dhe mesfushori me tipare sulmuese, kanë arritur marrëveshjen me klubin kroat të NK Lokomotiva Zagreb për huazimin e 23 vjeçarit, i cili do të jetë pjesë e të kuqve deri në fund të këtij sezoni futbollistik”, shkruhej në njoftimin për shtyp të Partizanit.