FOTO/ Si tentoi të fshehë gjurmët kunati i Bashës te projekti i Portit të Durrësit

Erion Isufi vetëm rroga, sipas të dhënave që u publikuan pak ditë më parë, merrte rreth 29 milionë lekë në muaj. Si dhe 1.2 milionë euro fitim vjeçar nga një prej 9 kompanive (kjo brenda vitit të parë të krijimit).

Veç në ish-vendet Sovjetike qeveria blinte dhe emëronte edhe opozitën. Por kjo ndodh në Shqipëri ditën për diell dhe fatlumi nga të gjithë është kunati i Lulzim Bashës, ish-kryetar i PD. 

Në dokumentin e siguruar nga Syri, është vendimi i marrë nga kompania ‘Sympony Real Estate Development Sh.p.k’, ku Administratori i saj Oltjan Hoxholli delegon kompetencat te Elda Llambi, së bashku me Ergisa Hasanbelliu dhe Tea Thomaj. 

Si fillim është shtuar adresa e re e kësaj kompanie, më konkretisht: Administrata 8 - Porti i Durrësit, Rruga Tregtare, Lagje Nr.1 - Durrës

Pika e dytë e vendimit të marrë nga bordi është emërimi i Elda Llambi, së bashku me Ergisa Hasanbelliu dhe Tea Thomaj, si përfaqësues të autorizuar për të kjryer të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme për depozitimin e regjstrimin e këtij dokumenti pranë QKB në emrin tim si Administrator i shoqërisë si dhe të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme për aprovimin e kësaj procedure.

Kujtojmë që Oltjan Hoxholli është administrator i kompanive të Erion Isufit. Sympony Real Estate Development Sh.p.k është kompania që do të ndërtojë Portin e Ri të Durrësit bashkë me investitorët arabë. 

Një ditë më parë ishte avokatja Adriana Kalaja që denoncoi me dokumente këtë aferë.

Kujtojmë se koncesioni prej miliardash i Portit të Durrësit është denoncuar edhe më herët si skandali që bën bashkë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Lulzim Basha është i përfshirë kokë e këmbë te afera disa miliardëshe e Portit të Durrësit dhe faktet flasin vetë. 

Zbërthimi i fakteve
Sympony Real Estate Development Sh.p.kNë 25 maj të këtij viti, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar një kompani me emrin “Symphony Real Estate Development”. Kjo kompani ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA.

Por Hoxholli është thjesht një nëpunës i emëruar. “Symphony Real Estate” është një kompani guackë nga ishujt Kejmen e quajtur “Symphony Invest Limited”. 

Nga të dhënat në QKB, Hoxholli rezulton administrator i kompanisë “Moveo Albania”, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017. “Moveo Albania” operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

Hoxholli figuron vetëm në letra si administrator i kompanisë “Moveo Albania”. Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, njëkohësisht themelues i “Landmark Comunications”, në faqen e kësaj të fundit përshkruhet si bashkëthemelues i “Moveo Albania”, pra ortak i Hoxhollit, me kompaninë e të cilit qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe.