Australi: Burri i vë flakën vetes gjatë protestës kundër masave Covid
Dëshmitarët e shokuar pohojnë se një burrë në Australi i vuri zjarrin qëllimisht vetes ndërsa bërtiste parulla kundër masave të marra për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Burri pësoi lëndime të rënda pasi i vuri vetes flakën në shenjë proteste kundër masave të vendosura nga shteti i Victorias shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Ndonëse disa persona u përpoqën ta shpëtonin burrin duke e shuar zjarrin, ai megjithatë pësoi djegie të rënda.
Raportohet se ai ndodhet në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.
Ndryshe, përveç bllokimeve të shumta, Victoria e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për pjesën më të madhe të fuqisë punëtore, si dhe certifikatën për COVID-19.