Shqiptari në Janinë kapet me 37 kg drogë e pastaj ja mbath në pyll

Rreth 37 kilogramë lëndë e llojit kanabis sativa është kapur dhe sekuestruar në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Operacioni u zhvillua mbrëmë në Janinë. Në aksin rrugor Konicë- Janinë, efektivët e policisë pikasën një mjet, që vinte nga kufiri i gjelbërt.

Policët i kanë bërë shenjë mjetit që të ndalojë, por shtetasi shqiptar në atë moment ka shtuar shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme.

Efektivët e gjetën mjetin pas disa kohësh në një pyll të braktisur. Shoferi iku duke përfituar edhe nga errësira.

Gjatë kontrollit në makinë, janë gjetur dhe sekuestruar 10 pako, që kishin brenda 36.9 kilogramë lëndë narkotike.

Shqiptari u shpall në kërkim policor dhe droga u sekuestrua. Mësohet se ai e kishte marrë makinën me qira në Athinë, por se nuk e kishte dorëzuar në ditën e caktuar.