Tre automjete përplasen në Maminas-Durrës, dy të plagosur
Tre makina janë përfshirë në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Maminas – Durrës.
Policia informon se si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar, mes tyre dhe një pasagjer.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Maminas-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin B. M., është përplasur me automjetin me drejtues F. P., dhe gjatë përplasjes është përfshire dhe automjeti me drejtues shtetasin F. P.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. P. dhe pasagjeri A. H, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjëkëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.