Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan, ka trafik të rënduar

Është bllokuar autostrada që lidh Tiranën me Elbasanin.

Lëvizjet e automjeteve janë shtuar, për shkak se qytetarët po bëjnë shpenzimet e fundit për festën e Vitit të Ri.

Trafik i rënduar është shënuar në daljen e Tunelit të Kërrabës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për lehtësimin e lëvizjes së mjeteve.