Përplasja për tokën te Garda/ Trashëgimtarët letër Ramës, sqarojnë të vërtetën

Trashëgimtarët e Leonidha Nishkut i janë drejtuar sot me një letër kryeministrit Edi Rama dhe medias, ku kanë reaguar në lidhje me një shkrim të publikuar në media thuhej se ‘ish-zyrtarë të pushtetit të Berishës dhe gjyqtarë të shkarkuar për pasuri marramendëse të pajustifikuar, janë investuar fort për të tjetërsuar pronën publike tek Garda e Republikës, për të kaluar në pronësi të tre personazheve, për interesa të errëta.’.

Trashëgimtarët e Leonidha Nishkut, pronare ne truallin e ish Gardes se Republikes, duke marre shkas nga publikimet se fundmi ne media te problematikes se truallit te ish Gardes se Republikes, nëpërmjet një shkrese sqarojnë publikun për problematikën e truallit.

Në shkresë ndër të tjera citohet edhe vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili njeh si pronarë të ligjshëm të pronës në fjalë, trashëgimtarët e Leonidha Nishkut.

Më poshtë letra e plotë: