EMRI/ Vdekja e elektriçistit, lirohet drejtuesi i punimeve të OSHEE-së

Drejtuesi i punimeve të grupit të OSSH në Memaliaj Altin Zhupa është liruar sot në sallën e gjyqit pas arrestimit dy ditë më parë me akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 

Arrestimi i Zhupës ka ardhur disa orë pas humbjes së jetës të Agron Manajt, 55-vjeçarit elektricist i OSHEE-së në Tepelenë. Manaj ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë, gjatë një inspektimi rutinor.

Viktima ka qenë nën shoqerinë e kolegut Adriatik Hasimi dhe ky i fundit ishte i pari që e gjeti të pajetë të shtrirë pa shenja jete.

Nisur nga provat e mbledhura nga grupi hetimor si dhe nga ekspertiza në vendngjarje e Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial nga Tirana, hoqi përgjegjesine direkte të Altin Zhupës.

Mirëpo, Zhupa nuk rezultoi krejtësisht pa përgjegjësi për atë që ka ndodhur. Kjo u reflektua edhe në kërkesën e prokurorit Julijan Çafka i cili kërkoi masën e arrestit “Detyrim Paraqitje” çka u mbështet edhe nga kryesuesja e seancës gjyqësore Blerta Çibuku.