Sara Hoxha zbulon se kur do të rikthehet Ledion Liço në ekran

Mëngjesin e sotëm, në këtë ditë të veçantë festive, e ftuar në emisionin ‘Wake Up’ ka qenë Sara Hoxha.

Ajo ka rrëfyer si rrallëherë sfidat dhe rreziqet e emisionit më të ndjekur momentalisht me një shikueshmëri rekord, si dhe ka folur lidhur me marrëdhënien me Ledion Liçon.

Gjatë intervistës, ajo ka zbuluar një sekret lidhur me rikthimin e Liços në televizion duke thënë se do të ndodhë brenda vitit 2022.

 ‘Unë mendoj që televizionit i mungon Ledioni, aq sa Ledionit i mungon televizioni. Pavarësisht se ai e ka shijuar kohën si prind dhe kohën që është marrë me ‘Top Albania Radio’, mendoj që është koha për rikthimin e tij në televizion dhe besoj se këtë vit do ta shikoni në televizion në ‘Top Channel’.- është shprehur ajo.