Alvaro Morata pranë transferimit te Barcelona

Alvaro Morata pranë transferimit te Barcelona. Sipas mediave botërore sulmuesi spanjoll nuk e ka menduar dy herë kalimin te katalanasit pavarësisht momentit të tyre negativ.

Thuhet se ka qenë pikërisht Ksavi ai që e ka bindur 29-vjeçarin duke parë që njihen që në kohën kur aktivizoheshin së bashku te kombëtarja iberike.

Juventusi nuk është e gatshme që të rinovojë huazimin me Atletikon e Madridit dhe do ta lejojë sulmuesin që të zbarkojë në merkaton e janarit në Barcelonë.

Klubi bardhezi ka shumë alternativa për të shqyrtuar për sa i përket repartit të sulmit që mund të garantojë gola me shumicë, ku lista është e gjatë ku nis me Depajin, Obamejangun, Ikardin, Lakazet apo edhe Skamakën.