VIDEO/ Mjerimi i 5 fëmijëve Veshaj: Pas kronikës në Syri TV, ndihmojnë qytetarët, por hesht si nata Drit'an Leli

Pas kronikës së transmetuar në Syri Televizion, shumë qytetarë kanë reaguar duke ndihmuar familjen Veshaj në Vlorë, e cila jeton në mjerim të plotë. Një qytetar nga Maminasi u ofroi veshje dhe një natë qëndrimi në hotel pesë fëmijëve të mitur, ndërkohë që avokatja Adriana Kalaja u dërgoi një shumë të konsiderueshme të hollash fëmijëve dhe prindërve të tyre, që të festojnë si gjithë të tjerë këtë fundvit. Ndërkohë bashkia e Vlorës vijon të hesht përballë mjerimit të kësaj familje.

Nga SYRI TV.

Pak ditë më parë, Syri Televizion transmetoi rastin e familjes Veshaj në Vlorë, e cila jeton në mjerim të plotë në një ish ndërtesë shtetërore të braktisur. Mjerimi dhe skamja e kësaj familje, nuk mund të përshkruhen as me fjalë migjeniane.

Por pas transmetimit të kronikës në Syri Televizion, dhjetëra qytetarë kanë reaguar për të ndihmuar këtë familje. Rezarti, një kryefamiljar nga Mamaniasi udhëtoi drejt Vlorës, duke ofruar ndihmë për pesë fëmijët e mitur dhe çiftin e bashkëshortëve Veshja. Ai u ofroi atyre një natë qëndrimi në hotel, ndërsa u bleu dhurata dhe veshmbathje.

Për t`u siguruar ushqim dhe një mbrëmje festive natën e ndërrimit të viteve familjes Veshaj, mendoi avokatja dhe aktivistja e njohur Adriana Kalaja. Zonja Kalaja u dërgoi një shumë të konsiderueshme të hollash pesë fëmijëve dhe prindërve të tyre, me qëllim që ky fundvit t`i gjej dhe ata të gëzuar.

Ndërkohë, gjyshja e pesë fëmijëve të mitur, ka falenderuar të gjithë kontribuesit shqiptarë, që janë treguar të gatshëm për të zbutur disi varfërinë e kësaj familje në këtë fund viti.

Edhe të tjerë donator, kanë dalë të gatshëm të ofrojnë mbështetje dhe ndihmë për familjen Veshaj, ndërkohë që ky rast duket se nuk ka shqetësuar aspak institucionet shtetërore. Bashkia e Vlorës deri më tani ka heshtuar, duke lënë të braktisur dhe pa strehë këtë familje, ndërkohë që për këtë rast gazetari i syri televizion në Vlorë ka njoftuar personalisht kryebashkiakun Dritan Leli. Por ky i fundit nuk ka kthyer asnjë përgjigje deri më tani.

Vlorë: Këta janë fëmijët e Lulzimit dhe këto fytyra të vogla quhen Uri, Skamje, Mjerim, Përbuzje dhe Terr!

FOTO/ Një rreze dielli hyn në zgafellën e 5 fëmijëve Veshaj në Vlorë, në terrin e urisë