Ish-sulmuesi i Skënderbeut/ Nigeria fton Olainkën për Kupën e Afrikës

Dikur shkëlqente me fanellën e Skënderbeut në kampionat dhe në kupat e Europës, sot Piter Olanika merr ftesë nga kombëtarja e Nigerisë për të qenë në Kupën e Afrikës.

Një lajm i madh ky për 26-vjeçarin i cili ka bërë paraqitje fantastike këtë sezon me fanellën e Slavias së Pragës.

Gjatë këtij sezoni nigeriani është aktivizuar në kampionat me Slavian në 14 ndeshje ku ka mundur të realizojë 4 gola dhe të dhurojë dy asist.

Gjatë karrierës së tij Olainka përveç Skënderbeut dhe Slavia Pragës ai gjithashtu ka mbajtur veshur fanellat e Bylisit, Gentit, Zultes dhe Dukla Pragë.