FOTO/ Jeta në Ojmjakon, vendi më i ftohtë i banuar në botë

Në fshatin rus të Oymyakon në pjesën e largët lindore të Siberisë, temperaturat ranë në minus 60 gradë Celsius këtë muaj.

Ojmjakon, i njohur si vendi më i ftohtë i banuar në Tokë, ka rreth 500 banorë, të cilët merren kryesisht me blegtori dhe peshkim.

Moti i ftohtë ndikon negativisht në kushtet e jetesës së përditshme të njerëzve që jetojnë në atë vend.

Oymyakon ndodhet në pjesën lindore të Siberisë në brigjet e lumit Indigirka dhe i përket rajonit Yakutsk, dhe ndodhet vetëm tre gradë nga Rrethi Arktik.