Victor Osimhen me COVID-19, humbet Kupën e Afrikës

Infektimet me COVID-19 kanë dalë jashtë kontrollit teksa shumë skuadra po vuajnë mungesat e disa prej lojtarëve të tyre.

Kjo gjë vlen edhe për Napolin, ku një nga të infektuarit së fundmi ka rezultuar dhe Victor Osimhen, i cili zyrtarisht nuk do të grumbullohet me Nigerinë e tij në Kupën e Afrikës.

Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetë kombëtarja afrikane, ku ka bërë publike dhe listën e lojtarëve për kompeticionin e njohur dhe emri i yllit të Napolit nuk ndodhet në atë listë.

Sapo të negativizohet, Osimhen do i bashkohet stërvitjeve të Spaletit për të qenë në formën optimale për rifillimin e ndeshjeve të Serisë A në fillim të janarit.