Hajdutët hyjnë në shtëpinë e futbollistit të Man City-t , e rrahin në sy të gruas dhe vajzës dhe i vjedhin bizhuteritë

Ylli i Manchester Cityt dhe një nga lojtarët më të mirë të Citizens këtë sezon, Joao Cancelo, është grabitur dhe rrahur në shtëpinë e tij mbrëmë nga disa hajdutë.

Cancelo po qëndronte në shtëpi mbrëmë së bashku me bashkëshorten, Daniel Machado dhe vajzën e tyre dyvjeçare Alicia, kur katër persona hynë befas në të.

Portugezi u përpoq të mbronte familjen, por katër grabitësit e rrahën dhe më pas ikën me bizhuteritë e vjedhura në drejtim të paditur.

Cancelo ka denoncuar rastin në polici dhe më pas ka postuar në Instagram atë që ka ndodhur, ku shihet i gjakosur në fytyrë dhemme syrin e nxirë.

 

“Fatkeqësisht sot u sulmova nga katër frikacakë të cilët më lënduan dhe u përpoqën të lëndonin familjen time. Kur tregoni rezistencë, kjo ndodh. Ata arritën të më merrnin të gjitha bizhuteritë dhe të më dëmtonin në fytyrë. Nuk e di se si mund të ekzistojnë njerëz kaq të këqij. Gjëja më e rëndësishme është që familja ime është mirë. Pas kaq shumë pengesash në jetë, kjo është vetëm një tjetër që do të kapërcej. I vendosur si gjithmonë”, ka shkruar Cancelo në Instagram.