Si do të jetë moti nesër, më 1 janar 2022

Si do të jetë moti sot dhe ç'parashikohetpër fillimin e vitit 2022, 1 janarin?

E premte 31 dhjetor 2021

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet e perideria e presionit të lartë atmosferik masa ajri të ngrohta mesdhetare të cilat do të kushtëzojnë  mot të qëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e vitit te ri.

Moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës në lugina. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat: ;

Zona malore       -1/12°C
Zona e ulët          1/18°C
Zona bregdetare  7/17°C

Kosova, e premte, 31 dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 10°C .

E shtunë, 1 janar 2022

Moti do të jetë me diell dhe prani të mjegullës në lugina. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat: ;

Zona malore       2/14°C
Zona e ulët          3/20°C
Zona bregdetare  8/19°C/ Sipas RTSH