Premier League/ Ronaldo dhuron spektakël në pjesën e parë ndaj Burnley

Është mbyllur 3-1 pjesa e parë e ndeshjes mes Manchester United dhe Burnley.

Protagonisti i 45 minutave të para ka qenë CristianoRonaldo.

Portugezi ka humbur një rast të pabesueshëm në minutën e 6-të, ka dhënë asistin për golin e McTominay në minutën e 8-të dhe ka shënuar golin e tretë të United në të 35-ën me një goditje me thembër, me portën që ishte e boshatisur.

Goli i dytë i Djajve të Kuq ka qenë një autogol i Mee, ndërsa për miqtë ka shënuar Lennon në të 38-ën.