'Rrëshkitën në humnerë'/ Policia informacion zyrtar për aksidentin e Lelës

Pas aksidentit të gazetarit Alfred Lela dhe dy alpinistëve të tjerë në Malin e Munellës, ka reaguar edhe policia e Pukës. 

Nga njoftimi i policisë mësohet se gjatë lëvizjes në këmbë duke eksploruar në Malin e Munellës, 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh.,  rreth 30 vjeç, kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë.

Njoftimi i policisë:

Pukë

Policia e Pukës, shërbimet e zjarrëfikses dhe banorë të zonës i kanë ardhur në ndihmë disa alpinistëve.

Sot rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga shtetasi A. L., se ka qënë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh.,  rreth 30 vjeç, kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës.

Pas 2 orëve kërkimesh në  një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e shtetasit I. Sh., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit N. M.