Kapen rreth 100 kg kokainë në Tiranë

Një superaksion i kryer nga sektori i trafiqeve dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, ka çuar në sekuestrimin e rreth 100 kilogramë kokainë në Tiranë.

Ndërhyrja 'Blic', e agjentëve të policisë mësohet të jetë kryer rreth orës 13:00 të ditës së sotme në një biznes në zonën e Vaqarrit, që ndodhet afër urës së Beshirit.

Kokaina është gjetur brenda një kompanie bananesh, ndërsa oporacioni është mbikqyruar nga Struktura e Posaçme SPAK.

Po ashtu bëhet me dije se disa persona janë arrestuar por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

Operacioni është zhvilluar nga zyrtarë të policisë së Tiranës dhe strukturat e SPAK, por nuk jepen detaje se kush ka qenë linja e trafikut të kokainës.

Nga informacionet mësohet se operacioni është monitoruar nga porti i Durrësit dhe deri në zonën e Urrës së Beshirit në Vaqarr./ oranews/ 

Lajmi vijon...